BallinaSport"Je në vete apo ke pirë?", Klopp zbulon propozimin që e habiti!

“Je në vete apo ke pirë?”, Klopp zbulon propozimin që e habiti!

Jurgen Klopp njihet për dashurinë e tij që ka për Borussian e Dortmundit, ekip të cilin e ka drejtuar si trajner për shumë vite. Tashmë, gjermani është në krye të Liverpool që nga viti 2015.

Pavarësisht kësaj, një prapaskenë interesante është zbuluar së fundmi nga vetë Klopp, si dhe nga drejtori i Dortmund, Hans-Joachim Watzke. Tekniku i “The Reds” ka zbuluar se Watzke i ka ofruar rikthimin në “Signal Iduna Park” në fillim të vitit të shkuar, pasi janë takuar në aeroport.

“Isha në aeroport dhe shoh Watzken në të njëjtin avion me mua. Më bie zilja e telefonit, ishte ai. ‘Jurgen, duhet të kthehesh te Dortmundi’, më tha. Mendova se po bënte shaka dhe i thashë: ‘Je në vete? Ke pirë? Kam edhe disa vite kontratë me Liverpool’. Më tha se e kishte seriozisht dhe se priste një përgjigje”, përfundoi Klopp.

Nga ana tjetër edhe drejtori i Dortmund ka dhënë versionin e tij. “E dija që Jurgen do të refuzonte dhe do të përmbushte kontratën që ka me Liverpool. Gjithsesi, nuk mund të rrija pa e pyetur. Dortmundi ishte gati për një cikël të ri dhe nuk do ia kisha falur vetes, nëse nuk do ta kisha provuar njëherë rikthimin e tij”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular