BallinaAktualitetNobeli në Letërsi/Berisha: Fitoi adhuruesi i 'Kasapit të Ballkanit', të rishqyrtohet vendimi

Nobeli në Letërsi/Berisha: Fitoi adhuruesi i ‘Kasapit të Ballkanit’, të rishqyrtohet vendimi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Akademisë së Nobelit, që i jep çmimin më të lartë për Letërsinë shkrimtarit austriak Peter Handke.

Sipas ish-kryeministrit, Handke është monstër i racizmit, kurse shton se ai është një adhurues i kasapit të Ballkanit Mollosheviçit.

Në fund të reagimit të tij, Berisha i bën thirrje Komitetit të Çmimit Nobel që të shqyrtojë vendimin.

“Një monstër e racizmit Peter Handke, adhurues i kasapit të Ballkanit, mohues i genocidit serb në Bosnjë dhe Kosovë, një Knut Hamsun i Ballkanit, laurohet me çmimin Nobel.

Kjo është një fyerje e rëndë për qindra mijëra viktima të genocidit të xhelateve Millosheviç, Karaxhixh, Mlladiç.

Iu bëj thirrje autoriteteve të Komitetit te Çmimit Nobel të rishqyrtoje vendimin e tij”, shkruan ish-kryeministri në reagimin e tij.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular