BallinaAktualitetProtesta te "Unaza e Re", banorët bllokojnë rrugën

Protesta te “Unaza e Re”, banorët bllokojnë rrugën

Banorët e Unazës së Re kanë dalë sërish sot në protestë. Mbrëmjen e sotme banorët dhe aktiviste, të mbështetur edhe nga ish-deputetë të PD kanë bllokuar rrugën.

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji tha se qëndresa e banorëve do të vazhdojë, ndërsa i bëri thirrje atyre që të ruajnë gjakftohtësinë.

Ervin Salianji: Mos bini pre e bandave të krimit, ruani gjakftohtësinë. Është koha sot që ti vërtetojmë qeverisë që nuk na trembin arrestimet. Për çdo njeri që arreston 1 mijë veta do të ngrihen.

Salianji dha një paralajmërim për kryeministrin Rama.

Ervin Salianji: Nëse këtu do vazhdojë terrorizmi i qytetarëve, dhunimi i qytetarëve, i bindur të jesh ti se përgjigja do të jetë e shpejtë. Nuk mund të pranojmë që të dhunohet qytetari. 

Ish deputeti tha se Rama i ka ditët e numëruara, ndërsa theksoi se misioni i opozitës së bashkuar është largimi i Ramës.

Foto nga protesta e sotme e banoreve te Unazes se re. Protesta u mbeshtet dhe nga opozita, nderkohe qe me heret banoret protestuan para Drejtorise se Policise pasi u arrestuan disa prej protestuesve

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular