BallinaAktualitetPas sherrit me kryetarin e PS, shkarkohet nga detyra sekretari i këshillit...

Pas sherrit me kryetarin e PS, shkarkohet nga detyra sekretari i këshillit bashkiak Durrës

spot_img
spot_img

Është shkarkuar nga detyra sekretari i këshillit bashkiak Durrës Armand Tragaj, i cili u përfshi pak ditë më parë në një sherr me Luan Zazën, kryetar i PS-ës Durrës.

Shkarkimi i tij ishte përfshirë në rendin e ditës në mbledhjen e këshillit bashkiak Durrës, ndërsa në vend të tij u emërua Dorina Milaj.

Në fjalën e tij përpara këshilltarëve, Tragaj tha se e ka zbatuar detyrën e tij në mënyrë korrekte.

Propozimi për shkarkimin e tij u bë ditë më parë, gjë që më herët nxiti reagimin e ashpër të Tragajt, i cili u përfshi në një konflikt me kreun e PS-së Durrës Luan Zaza në një lokal pranë bashkisë së Durrësit.

Juristi Tragaj u caktua në këtë post në vitin 2016 dhe vinte nga radhët e LSI-së.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular