BallinaKryesorePërse nuk zgjohet Shqipëria?!

Përse nuk zgjohet Shqipëria?!

Nga Naim Hasani

Shqiperia eshte sot në prag të nje vendimi tjeter historik dhe sipas të gjitha gjasave, prane nje disfate tjeter spektakolare qe po sjedh eksperimenti më I deshtuar në historine shtetberese të Shqipërisë. Bashkimi Europian do të analizoje edhe njehere progresin politik, ekonomik, ligjor dhe kapacitetet manaxhuese të demokracise në Shqiperi, perpara marrjes se vendimit për të hapur apo jo, negociatat për anetaresim në Bashkimin Europian.

Çdo rrezultat eshte frut I punes dhe cfare do mbjedhesh do të korresh. Diplomacia Europiane si kurre më parë eshte në krizen e saj të vizionit dhe orientimit, pas referendumit të Britanise për daljen nga BE dhe patjeter me ardhjen e Presidentit Trump në pushtet dhe politikes se tij Amerika e Para.

Në keto kushte, deshira e Europes për tu zgjeruar eshte zbehur mjaft dhe padyshim kushtet për pranim të vendeve kandidate do të behen edhe me të forta. Ballkani dhe sidomos Shqiperia duhet ta kuptojne qarte dhe prere se nuk do të kete integrim pa merita dhe pa e kaluar me sukses testin strikt të funksionimit të demokracise dhe shtetit ligjor.

Në kete kuader duhet analizuar edhe vendimi për Shqiperine. Skaneri i BE tashme eshte bere dhe vendi më dominant në politiken e BE e ka shkruar në menyre të qarte “Plotesoni 9 kushtet më elementare të demokracise dhe pastaj behuni gati të negocioni vendin tuaj në BE”. E përkthyer në shqip, nuk ka dhe nuk ka për të pasur negociata për anetaresim më nje qeveri autoritare, thellesisht antidemokratike, moniste, më elemente të theksuar mafioze dhe të kapur nga krimi e bandat kriminale me influence nderkombetarë.

Një qeveri qe blen vullnetin e popullit në mes të dites me paratë e krimit dhe e veshen kriminelin me pushtetin e qeveritarit e parlamentarit, duke detyruar pupullin e vet në mjerim dhe shuarje totale të shpreses me largim masiv të rinise dhe inteligjences nga trojet e veta, qe po shkakton tragjedine me permasa lufte, depresionin më të thelle në historine Demokratike. Qeveria qe kerkon të inkuadroje Shqiperine në krim dhe mafje, shperngulje dhe poshterim e ka emrin “Rilindje” e shkaterrimit dhe turpit kombetar.

Europa kurre nuk mund të pranoje në gjirin e saj asnje qeveri të tille sepse ajo ka në themel të saj respektin ndaj ligjit, barazise se shtetasve dhe rrotacionin demokratik e qytetar. Pyetja shtrohet perse shqiptarët pranojne nje qeverisje te tille dhe a i meritojne ata udheheqesit e sotem? Kjo qeveri po ben çdo perpjekje për të rrenuar çdo qelize të demokracise në Shqiperi dhe shqiptarët nuk mundet të jene më spektatorë të shkaterrimit të se ardhmes se tyre dhe brezave qe do të vijne nese dikush do të mbetet në Shqiperi.

Z. Lulzim Basha dhe Partia Demokratike kane pergjegjesine historike si kurre më parë për të shpetuar Shqipërinë nga izolimi nderkombetar dhe vetshkaterrimi. Të thuash jane të gjithë njelloj eshte ti sherbesh atyre qe nuk duan të ardhmen Demokratike dhe funksionimin e shtetit ligjor në Shqiperi. Per 6 vite pa pushuar z. Basha ju faktoi shqiptarëve dite për dite se si Shqiperia dhe shqiptarët po futeshin ne kthetart e krimit por shume nuk besuan. Tani qe e kane kuptuar, nuk dine si kane për ti larguar.

Nuk ka dhe nuk duhet të kete marveshje me ata qe e kane afruar Shqiperine tek gremina dhe duan ti japin edhe shtyrjen e fundit. Çdo perpjekje e Shqipërisë për të ecur perpara duhet dhe do të filloje nga respektimi i vullnetit te popullit.

Nuk ka asnje hap para pa zgjedhje të lira dhe demokratike, pa largimin e krimit dhe krimineleve nga politika dhe Parlamenti dhe pa denimin e atyre qe e kane shkaktuar kete situate nga nje drejtesi e pavarur dhe bazuar në sundimin e ligjit. Zgjedhjet e parakohshme dhe parlamentare jane vetem baza dje fillimi i çdo perpjekje për nje shtet demokratik dhe perendimor qe do të thote edhe fillimi I zbatimit të planit 9 pikesh të Gjermanise. 85% e Shqiptarëve jane gati për voten e tyre dhe Rilindja do marre pergjigjen e merituar nga vete qytetarët. Nese e e do popullin Rilindja le ta lere të flase të lirë, perndryshe mund të flase rrevoluconi demokratik dhe vetvendosja popullore. Partia Demokratike dhe z. Lulzim Basha do të bejne marveshje me 85% të shqiptarëve dhe Komunitetin nderkombetar qe ka investuar aq shume në Shqiperi dhe sigurisht Rilindjen do ta braktisin edhe 10% of the 15% qe ata mendojne se i mban në pushtet. Eshte koha per zgjimin e Shqipërisë dhe të pakten të pretendojme ti shkojme në standartet e zgjedhjeve në Kosovë e pushteti tu kthehet shqiptarëve dhe të rikthehet shpresa qytetare dhe Europiane.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular