BallinaKryesoreSi e grabiti Sigurimi i Shtetit bibliotekën e profesor Angjelin Saraçit, zbulohet...

Si e grabiti Sigurimi i Shtetit bibliotekën e profesor Angjelin Saraçit, zbulohet dokumenti i kapiten Sabi Sevranit

Memorie.al sjell historinë  e panjohur të familjes së vjetër intelektuale shkodrane, Saraçi, ku pinjollët e saj, si djemtë e Zef e Roza Loro Gurakuqit që ishin diplomuar në universitetet e Vjenës, pas vitit 1944 përfunduan në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës duke kaluar një kalvar të vërtetë deri në viitin 1990-të. Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçit, bashkëshortes së Kolindo Saraçit, për vuajtjet dhe peripecitë e asaj familje…

 Një nga ato familje të njohura intelektualre shkodrane e cila u godit rëndë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës që me ardhjen e tyre në pushtet në dhjetorin e vitit 1944, ka qenë edhe familja Saraçi, e cila ka banuar në rrugën me të njëjtin emër, karshi hotel “Sokrati”, ngjitur me Prefekturën, e cila që para viteve ’90-të është e njohur me emrin: Rruga “Jorgji Karamitri”. Po cila ishte origjina e familjes Saraçi, që kur kanë qenë të njohur të parët e saj në qytetin e Shkodrës dhe cilët ishin pinjollët që dolën prej trungut të saj dhe e mbëjtën gjallë traditën e familjes? Ku u shkolluan djemtë e Zef Saraçit, me çfarë punësh u morën ata gjatë viteve të Monarkisë së Zogut e në periudhën e pushtimit fashist të vëndit dhe përse u godit ajo familje nga regjimi komunist i Enver Hoxhës menjëherë pas mbarimit të luftës? Kush ishte Profesor Angjelin Saraçi, njëri nga personat më të njohur të asaj familje, përse u arrestua ai nga Sigurimi i Shtetit dhe si iu grabit atij e gjithë shtëpia së bashku me bibliotëkën e tij mjaft të pasur, të cilën ai vazhdoi ta kërkonte duke iu shkruar herë pas here autoriteteve komuniste që komandonin asokohe në qytetin e Shkodrës? Lidhur me historinë e kësaj familje, na njeh dëshmia e zonjës Fatbardha Saraçi (Mulleti) bashkëshortja e Kolindo Saraçit, vëllait të Angjelinit, më të njohurit të asaj familje që tashmë nga ana mashkullore i kanë mbetur vetëm dy djem fare të rinj, të cilët për vetë moshën e tyre nuk e njohin mirë të kaluarën e asaj familje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular