Teza se Shqipëria ka penalizuar Maqedoninë e Veriut në lidhje me mundësinë e marrjes së dritës së gjelbër për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, është mbrojtur së fundmi edhe nga ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma.
Në një intervistë dhënë për emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në “News24”, Duma tha se me një probabilitet prej 99.9%, vendet skpetike nuk do të binden dhe nuk do të ketë vendim pozitiv të Francës
“99.9% nuk do të binden vendet skeptike dhe nuk do të ketë vendim pozitiv të Francës. Lajm i keq. Nuk e ka mbajtur historia me hatër Shqipërinë asnjëherë. Por, mendoja që rasti do donte, meqë Maqedonia e Veriut ka bërë betejën e saj dhe e ka lidhur trenin e saj me Shqipërinë, duke qenë se duke u ndarë me vendin tonë nuk do ishte në leverdinë e BE, do përfitonte Shqipëria dhe nuk do të ndahej rrugëtimi i tyre.
Fatkeqësisht, Shqipëria e penalizoi dhe Maqedoninë e Veriut. Duhet të ishin hapur negociatat një vit më parë. Ne bëmë një vit më parë show-n e pacipë, ku thuhej nga qeveria se janë hapur negociatat”, tha Duma.
… [Trackback]
[…] Find More on that Topic: startnews.news/2019/10/13/negociatat-ish-deputetja-e-pd-se-99-9-mundesi-qe-vendet-skeptike-nuk-do-te-binden/ […]
Comments are closed.