Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa e ka quajtur dështimin e radhës të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, maratonën e zhvilluar këtë të diel në kryeqytet.
Zhupa ndalet te bllokimi i rrugëve dhe parqeve në kryeqytet për shkak të eventit.
“Maratona e Tiranës, dështimi i radhës i organizuar nga Veliaj, si nje formë për të hequr vëmendjen nga skandalet!
Qyteti i bllokuar totalisht për më pak se 1000 vrapues. Paralizim total i jetës në Tiranë përfshirë dhe hyrje daljet ne park qe eshte i vetmi vend argetimi per qytetin.
Një shfaqje për tu dukur perëndimor, ndërkohë që sot shpallej vendimi për të dënuar banorët e unazës, si në diktatura sepse protestojnë për shtëpitë e tyre kundër një projekti korruptiv”, shkruan ajo në një shënim në Facebook.
Zhupa publikon edhe videon e protestës së një grupi qytetarësh për mungesën e ujit të pijshëm në kryeqytet, teksa kryebashkiaku Veliaj mbante një fjalim për maratonën.
“Megjithatë qytetarët kanë zgjedhur një kauzë më të madhe për t’ju përgjigjur maratonës, protestojnë për mungesën e ujit: Tirana do ujë”, shkruan.
Maratona e Tiranës, dështimi i rradhës i organizuar nga Veliaj, si nje formë për të hequr vëmendjen nga skandalet!Qyteti i bllokuar totalisht për më pak se 1000 vrapues. Paralizim total i jetës në Tiranë përfshirë dhe hyrje daljet ne park qe eshte i vetmi vend argetimi per qytetin.Një shfaqje për tu dukur perëndimor, ndërkohë që sot shpallej vendimi për të dënuar banorët e unazës, si në diktatura sepse protestojnë për shtëpitë e tyre kundër një projekti korruptiv.Megjithatë qytetarët kanë zgjedhur një kauzë më të madhe për tju përgjigjur maratonës, protestojnë për mungesën e ujit: Tirana do ujë.
Gepostet von Ina K. Zhupa am Sonntag, 13. Oktober 2019
Njëkohësisht po fliste edhe Veliaj, i cili ngrinte zërin e tij me qëllim për të mbytur zërin e qytetarëve protestues.
… [Trackback]
[…] Information on that Topic: startnews.news/2019/10/13/video-denoncimi-i-ina-zhupes-veliaj-fliste-per-maratone-shperthejne-qytetaret-ne-proteste-ja-cfare-i-kerkuan/ […]
Comments are closed.