BallinaKronikeMarko Bello paralajmëron Ramën: Pushteti do bjerë. Fundi është i hidhur dhe...

Marko Bello paralajmëron Ramën: Pushteti do bjerë. Fundi është i hidhur dhe dëmi, i madh

Ish-ministri i Jashtëm, Marko Bello i ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora u shpreh se në demokraci nuk e mban dot pushtetin një njeri i vetëm. Ai thotë se ai do ta mbajë sa do ta mbajë, por do bjerë sërish pushteti dhe fundi do të jetë i hidhur dhe dëmi është i madh.

Bello: Ministri propozohet nga kryeministri, dekretohet nga presidenti dhe konfirmohet nga parlamenti dhe pasi aprovohet nga parlamenti shkon dhe dekretohet nga presidenti sërish dhe ky është akt formal. Unë personalisht vetë kam qenë propozuar nga kryeministri Nano për ministër të Jashtëm, jam dekretuar nga presidenti Moisiu dhe nuk më ka votëbesuar parlamenti për shkaqe të luftës së brendshme. Ministri është shumë i rëndësishëm. Shqipëria këtu ka arritur sot që imponon një njeri

Hila: Ju e cilësoni një rezistencë institucionale?

Bello: Unë fajin kryesor ja vë të gjithë konfliktit kryeministër-president. Përgjithësisht pa marrë anë dhe duke abstraguar nga emrat ia vë përgjithësisht kryeministrave që kanë aq shumë pushtet dhe duan edhe më. Shikoni se ç’ndodh në Shqipëri. Pushtetin vendor e mori një forcë politike, parlamentin e kontrollon forca politike, mendohet që edhe sistemin gjyqësor ta kontrollojë. Atëherë të marrim edhe presidentin, u kthyem në monizëm dhe çfarë fitove? Asgjë. Do bjeri prapë pushteti. Nuk e mban dot në demokraci pushtetin një njeri sado i zoti të jesh. Do ta shtysh, do ta shtysh, por fundi është i hidhur dhe dëmi është i madh.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular