BallinaKronikeKërkoi favore seksuale nga nëna e divorcuar, ja me sa vite burg...

Kërkoi favore seksuale nga nëna e divorcuar, ja me sa vite burg denohet gjyqtari

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 4 vjet e 6 muaj burg gjyqtarin e Gjykatës së Fierit, Roland Hysi, pasi kërkoi favore seksuale nga një nënë e divorcuar kundrejt zgjidhjes së një çështjeje.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, vitet e dënimit u reduktuan nga 4.5 në 3. Po kështu, Hysit i është hequr edhe e drejta e funksioneve publike për 5 vite.

Gjyqtari, akuzohej për korrupsion, pasi u  përfshi në një skandal disa muaj më parë pas një denoncimi në një emision ivestigativ, ku kërkonte të merrte 500 euro dhe favore seksuale nga një gruaje që pas divorcit kërkonte të merrte kujdestarinë e vajzës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular