BallinaKryesoreMos te sillemi me Bunën si pula pa krye!

Mos te sillemi me Bunën si pula pa krye!

Nga Mark Rupa

Zona te Mbrojtura konsiderohen disa zona te vecanta te territorit tone, ku veprimet e njerezve njohin dhe i dedikohen ne menyre te vecante mbrojtjes se natyres, se bashku me sherbimin qe natyra u jep dhe vlerat kultorore qe ajo mbart.

Zona e mbrojtur e Bunes perfaqeson nje nga sistemet natyrore me komplekse dhe me te vecanta, jo vetem ne rajonin tone por dhe ne mbare globin. Per cdo ekspert mjedisor, kjo zone perben angazhim dhe sfide, dije dhe mosdije, qetesi dhe dhimbje! Per cdo vizitor te thjeshte, eksperienca aty mbetet e paharruar!

Ne vitin 2006 kjo zone u fut ne listen e zonave te quajtura RAMSAR, emer qe e beri kete zone te njohur ne listen e zonave me te vecanta te globit persa i perket vlerave te saje natyrore.

Sot ne brigjet e Bunes jetojne disa mijera banore te shtrire ne disa dhjetra fshatra. Cilesia e jeteses se tyre ne ate territor lidhet krejtesisht me historine dhe karakterin e rrjedhjes se lumit. Banoret nder shekuj e kane ndjekur me kujdes lumin, e njohin mire dhe i jane pershtatur fuqise se tij. E gjithe zona rreth Bunes, mbi 20 fshatra, se bashku me fushen e madhe te Trushit (Fusha ne dy krahet e rruges se Velipojes), rrezet e kodrave ne drejtim te plazhit, rezervati, laguna e Vilunit… etj, i perkasin lumit.

I gjithe ky territor eshte pjese e nje sistemi fantastik dhe divers ligatinash me bime, kafshe, shpend te shumte e te rralle, bujqesi te pasur, njerez te zgjuar e punetor. Disa nga ligatinat kane ngarkese te perhershme ujore (kenetat dhe mocalet), disa kane ngarkese sezonale (permbyten sipas muajve apo stineve), ndersa disa te tjera ngarkohen nje here ne disa vite (fusha e Trushit, Oboti… etj)

Vete perdorimi i territorit pergjate shekujve, nga banoret vendas, por dhe vegjetacioni ekzistues, eshte nje orientues i mire se si ti ruhemi lumit dhe te respektojme fuqine dhe bukurine e tij.

Cmenduria me e madhe e koheve moderne eshte sjellja e njeriut ndaj natyres. Natyra eshte mbi njeriun, e mban ate ne gji, natyra eshte vete Zoti! Disa e njohin fuqine e tij, disa te tjere jo. Pjesa me e cmendur e jona eshte ajo qe nuk e njeh.

E thene thjeshte, pikerisht per ata qe nuk e njohin fuqine e natyres, dhe ne mbeshtetje te atyre qe e njohin, eshte futur dhe koncepti “Zonat e Mbrojtura”. Ne Shkoder dhe ne cdo rajon te Shqiperise ekziston dhe nje drejtori qe mban te njejtin emer.
Zona e Mbrojtur e lumit Buna ka nje specifike te vecante! Pjesa me e madhe e saj luan nje sherbim te jashtezakonshem, sherbimin e zbutjes se rrezikut te permbytjes, sherben per te ruajtur jeten e njerezve dhe gjese se gjalle. Pjesa tjeter i sherben natyres dhe aktiviteteve ne mbrojte te habitateve dhe specieve te rralla te saj.

Sot kemi nje paradoks absurd! Pikerisht zona qe luan sherbimin e zbutjes se rrezikut te permbytjes, zona qe mbron jete njerezish, eshte zona me me pak vemendje. E kam fjalen per fushen ne dy krahet e rruges se Velipojes. Ka patur zhvillime dhe ide, te pa menduara mire, ne kater vitet e fundit aty. E para ishte nje devijim qe ju be rruges se Velipojes nga gjurma e saj e vjeter. E fundit eshte mundesia e heqjes se te gjithe fushes nga fondi i Zones se Mbrojtur te Bunes. Ne planin e menaxhimit te rrezikut nga permbytjet, i hartuar ne vitin 2015, territori ne fjale merr nje rendesi te vecante si zona e shkarkimit te ujit (ekspansioni) dhe si zone mbrojtese.

Le te imagjinojme, per pak sekonda, te ardhmen me ndertime te larta ne ate zone, industri bujqesore me lloj lloj kimikatesh, karburante, rrethime me prita betoni, si perpjekje te varfra per ti rezistuar inatit te lumit, dhe ne fund shperlarjen periodike dhe orientimin e ujit te ndotur drejt fshatrave, banoreve, lagunave.
Kush do e marre faturen?
Kush do mbaje pergjegjesi?
A do jetojne banoret tradicional me ne ate zone?
A do kete turizem mbas katastrofash te njepasnjeshme njerezore dhe mjedisore?

Zona e mbrojtur e Bunes eshte ne mbrojtje te njerezve te zones! Nese ka nje vend ne bote qe eshte ne rrezik, eshte pikerisht kjo zone. Te marrim pergjegjesi profesionale, qytetare dhe ligjore, ti mbrojme njerzit tane, te ardhmen e tyre, natyren tone te vecante!

Mos te sillemi me Bunen si pula pa krye!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular