BallinaRajoniPas lajmit për dorëheqje, po lakohet emri i zëvendësuesit të Zaev

Pas lajmit për dorëheqje, po lakohet emri i zëvendësuesit të Zaev

Sikurse u raportua edhe dy orë më parë nga agjencia informative “Ansa”, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, mendohet të ketë dhënë dorëheqjen pas mosgjetjes së konsensusit mes vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, për çeljen e negociatave të anëtarësimit.

Mediat maqedonase pohojnë lajmin duke shkruar se Zaev është larguar, por qeveria nuk do të bjerë dhe as nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme.

Sipas burimeve të agjencisë “Zhurnal”, kryeministri Zaev do të zëvendësohet nga ministri i tanishëm i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Ky i fundit mund të udhëheqë qeverinë deri në përfundimin e mandatit të plotë, që përkon me fundin e vitit të ardhshëm.

Kryeministri Zaev  gjendet ende në Bruksel, nga ku pritet të komunikohet zyrtarisht verdikti i Këshillit Evropian mbi nisjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas gjasave, Zaev do të kumtojë vendimin përmes një konference për shtyp, pasi të kthehet në vendin e tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular