BallinaLifestyleMeghan Markle tregon me lot në sy si ndihet pas sulmit në...

Meghan Markle tregon me lot në sy si ndihet pas sulmit në media: Ka njerëz që as nuk më pyesin si jam

Kohët e fundit dukesha e Sussex ka qenë në një situatë tepër të vështirë me median. Meghan e mbështetur edhe nga bashkëshorti i saj princ Harry ka ngritur padi ndaj mediave në vend. Kështu që për të ruajtur privatësinë e tyre duka dhe dukesha e Sussex kanë paditur në fillim “Mail on Sunday” dhe më pas ‘The Sun’ e ‘Daily Mirror’. Princi Harry e ka thënë hapur, se ai nuk dëshiron që bashkëshortja e tij, Meghan të vuajë si nëna e tij, Lady Diana.

Meghan Markle ka folur për herë të parë për presionet e qenit nënë e re në sytë e publikut. ITV ka publikuar një klip të ri nga dokumentari i Harry-t dhe Meghan “Një udhëtim afrikan”, i cili do të publikohet këtë të dielë dhe do të ketë pamje të rralla të prapaskenave të turneut të fundit të çiftit mbretëror në Afrikën Jugore.

Në këtë dokumentar Dukesha e Sussex-t ka folur me Tom Bradly-n për vëmendjen negative të shtypit gjatë shtatzënisë dhe muajve të parë me djalin Archie, i lindur më 6 maj. Me lot në sy dukesha ka pranuar se është shumë e prekur emocionalisht nga të gjitha gjërat që kanë ndodhur. E pyetur se si po përshtatej me jetesën e re dhe përfshirjen ekstreme në media ajo u përgjigj:

“Veçanërisht si femër është vërtetë e tepërt. Kjo e kalon vështirësinë e të qënurit një e sapomartuar dhe nënë e re. Gjithashtu të falenderoj që më pyetët nëse jam mirë, jo shumë njerëz interesohen për këtë gjë”-tregon Meghan.

“Çdo grua, veçanërisht kur ato janë shtatzënë, bëhen më të ndjeshme, prandaj çdo gjë u bë më e vështirë. Dhe më pas me një të porsalindur, e dini vetë. Sidomos me një grua, është shumë”,-ka vazhduar më tej Meghan.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular