BallinaKronikeAksidentohet në Tiranë Albin Kurti, ja detajet

Aksidentohet në Tiranë Albin Kurti, ja detajet

Eskorta e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, është përfshirë mbrëmjen e kësaj të diele në një aksident rrugor në Tiranë, pranë zonës së Qafë Kasharit.

Lideri i Vetëvendosjes ishte sot në Tiranë për të festuar triumfin e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, të cilat u mbajtën me 6 tetor. Lajmi gjithashtu është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, i cili me një shënim në “Facebook” thekson se aktiviteti në Tiranë ka vazhduar sipas parashikimit. Ai ripërsërit faktin se asnjë prej personave që ndodheshin në makinë nuk ka pësuar lëndime trupore.

“Sonte makina e Kryetarit të Lëvizjes Albin Kurti u aksidentua në një ndeshje zinxhirore të lehtë në Shqipëri kur po shkonte për te festa e fitores në Tiranë. Gjithçka është në rregull dhe asnjë njeri nuk është i lënduar. Aktivitetet vazhduan sipas axhendës dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim”-shkruan zëdhënësi i VV, Arlind Manxhuka

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular