BallinaAktualitetThirrja e Artistëve: Nesër do të rrethohet Teatri nga policia për të...

Thirrja e Artistëve: Nesër do të rrethohet Teatri nga policia për të mos u lëshuar më

Ditën e nesërme, në sheshin Bujar Lako, mes ministrisë së brendshme dhe Teatrit Kombëtar, zhvillohet ceremonia e diplomit të oficerëve të rinj të Policisë, ku mes të tjerëve do të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Por sipas asaj që kanë mësuar artistët, me pretekstin e ceremonisë, do të vijnë shumë forca policore, të cilat pasi të rrethojnë godinën e Teatrit Kombëtar, synojnë të mos e lëshojnë më.

“U bëjmë thirrje mbështetësve të kauzës së Teatrit të na bashkohen sot natën dhe sidomos nesër në mëngjes me praninë e tyre. Ne nuk do ta lëshojmë Teatrin”, thuhet në thirrjen e artistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Reagimi i plotë:

Nesër paradite rreth orës 09.00 -10.00 Kryeministri Rama do të marrë pjesë ne ceremoninë e diplomomit të oficerëve të rinj të policisë e cila do të zhvillohet tek Ministria e Brëndshme para sheshit të Teatrit. Kjo ceremoni është zhvilluar çdo vit në ambjentet e Akademisë së Rendit. Nga informacionet që kemi do të vijnë forca të shumta policie, të cilat do të rrethojnë Teatrin Kombëtar nën justifikimin e ceremonisë për të mos e lëshuar më. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit së bashku me mbështetësit e saj do të kalojnë sonte natën dhe nesër gjithë ditën brënda sallës dhe në sheshin e Teatrit Kombëtar, në mbrojtje të tij.

U bëjmë thirrje mbështetësve të kauzës së Teatrit të na bashkohen sot natën dhe sidomos nesër në mëngjes me praninë e tyre.

Ne nuk do ta lëshojmë Teatrin.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular