BallinaKryesoreBasha i pergjigjet Rames: Mjaft më me shfajesime, ti ke dështuar. Koha...

Basha i pergjigjet Rames: Mjaft më me shfajesime, ti ke dështuar. Koha të pranosh pergjegjësinë për dështimet e tua

Kreu demokrat i është përgjigjur menjëherë kreut te qeverisë Rama dhe nëpërmjet një mesazhi ai shkruna se ”Fakti është, Europa të ka refuzuar. Ti ke dështuar”.

Ja pergjigjet e Bashës:

Mjaft me shfajësime personale dhe fajësimin e të tjerëve zoti Rama! Të gjithë janë lodhur me justifikimet e tua për dështimet e tua, gjithmonë duke mbrojtur veten, kurrë popullin tënd, asnjëherë gati të pranosh përgjegjësinë tënde.

Fakti është, Europa të ka refuzuar. Ti ke dështuar.

Kujt do t’ia hedhësh fajin për dështimin me shëndetësinë? Kujt do t’ia hedhësh fajin për ekonominë e shkatërruar? Kujt do t’ia hedhësh fajin për qeverinë tënde të korruptuar?

Ka ardhur koha të pranosh përgjegjësitë për dështimet e tua! Është mbushur kupa. Europa të ka refuzuar dhe shqiptarët do të refuzojnë.

ImageImage

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular