BallinaKronikeLAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në Elbasan – Papër, 3 të...

LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në Elbasan – Papër, 3 të plagosur, mes tyre fëmijë

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Elbasan – Papër.

Si rrjedhojë e aksidentit automobilistik, janë plagosur 3 persona. Midis personave të plagosur janë edhe dy fëmijë të moshës 4 muaj dhe 4 vjeç.

Mësohet se një makinë tip Benz ka goditur automjetin ku ndodheshin 3 personat e plagosur. Benzi u përplas me makinën tip Opel, ku ndodheshin katër të plagosurit.

Mes të plagosurve janë edhe drejtuesi i “Opelit” dhe bashkëshortja e tij. Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Informacioni araprak i policisë

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin,  në fshatin Bradashesh, shtetasi E.Ç.,28 vjeç,  duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip, “Opel”, me drejtues shtetasin M.Ç., 35 vjeç.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerja M.Ç, dhe  dy fëmijët e saj të mitur, të cilët  janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular