BallinaKryesoreVIDEO/ Basha: Një qeveri të re që drejton negociatat me BE. të...

VIDEO/ Basha: Një qeveri të re që drejton negociatat me BE. të ndjekim shembullin e RMV

Kreu i opozitës Lulzim Basha në një deklaratë nga selia blu është shprehur se Europa e ka refuzuar Edi Ramën, e jo Shqipërinë.

Sipas Bashës, qeveria e Edi Ramës duhet të ikë dhe të vijë një qeveri e re që do të drejtojë negociata me BE-në.

‘Të gjithë biem dakord se rruga e vetme drejt së ardhmes është rruga europiane. Europa ka refuzuar Edi Ramën, jo Shqipërinë.

Pa reforma serioze, të cilat ai nuk është në gjendje dhe nuk dëshiron ti ndërmarrë, Europa do te vazhdoje ta refuzojë Ramën, dhe ne shqiptarët, do të vuajmë pasojat.

Një njeri po na mban peng të gjithëve! Kjo duhet të marrë fund.

Është koha qe qeveria te ndjekë shembullin e Maqedonisë së Veriut, të marrë përgjegjësinë për dështimet e saj dhe t’ia kthejë mandatin popullit shqiptar.

Me një qeveri të re, legjitime që drejton procesin e negociatave, përparimi është i mundur.

Ne jemi një popull i talentuar, i mirëarsimuar dhe punëtor.

Ne na duhet nje qeveri e re, një qeveri që çon vendin përpara në procesin e integrimit europian, qeveri e dalë nga zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kushtet e BE janë udhërrëfyesi ynë për te dale nga kriza, për ndërtuar një Shqipëri demokratike me mundësi për qytetaret e saj.

Me politikat e duhura ne mund dhe do të të sigurojmë mirëqenie dhe përparim drejt të ardhmes europiane’, deklaroi i PD-së Lulzim Basha gjatë deklaratës së tij për mediat.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular