BallinaKronikeShtyhet vendimi për Marjana Cmetën, akuzohet se vrau vjehrrën

Shtyhet vendimi për Marjana Cmetën, akuzohet se vrau vjehrrën

Shtyhet vendimi për Marjana Cmetën. Shkak është bërë mungesa e Prokurorit Besnik Muçi, pasi ky i fundit u emërua nga Presidenti si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata nuk është njoftuar ende par prokurorin zëvendësues. Ndërkohe edhe avokatët mbrojtës kanë kërkuar kohë pasi kanë nisur disa kërkesa, por ende nuk kanë marrë përgjigje nga institucionet. E pranishme ishte Çmeta, ndërsa në cilësinë e trashëgimtarit të viktimës ishte i biri, Oltjon Lami. Marjana Çmeta akuzohet për vrasje për shkak të marredhënieve familjare.

Dy vjet më parë, dyshohet që ajo të ketë helmuar e më pas mbytur vjehrren e saj, Lirie Lami. Seanca e radhës, ku pritet të bëhet mbrojtja dhe të jepet vendimi, do të mbahet me 4 nëntor ora 9:00

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular