Opozita e bashkuar ka zhvilluar sot mbledhjen me ekspertë dhe përfaqësues të të gjitha forcave opozitare jashtëparlamentare për reformën zgjedhore.
Pas kësaj mbledhjeje ka folur për mediat, sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi. Ai deklaroi se kjo mbledhje tregon angazhimin e opozitës për reformën zgjedhore, duke përsëritur disa nga kërkesat e PD.
“Dua të theksoj që mbledhja e grupeve të ekspertëve të opozitës është një tregues i qartë i angazhimit të opozitës për reformën zgjedhore.
Kemi propozuar një mekanizëm për të bashkëpunuar me palën tjetër. Maxhoranca duhet të shtrinte dorën dhe të kërkonte bashkëpunimin e opozitës. Bundestagu kërkon një reformë zgjedhore me pjesëmarrjen e të gjithëve”, deklaroi Bardhi.
… [Trackback]
[…] Info to that Topic: startnews.news/2019/10/24/reforma-zgjedhore-bardhi-grupi-i-punes-me-eksperte-te-opozites-tregues-i-angazhimit-kemi-propozuar-nje/ […]
… [Trackback]
[…] Information on that Topic: startnews.news/2019/10/24/reforma-zgjedhore-bardhi-grupi-i-punes-me-eksperte-te-opozites-tregues-i-angazhimit-kemi-propozuar-nje/ […]
Comments are closed.