BallinaKronikeShpallen në kërkim ndërkombëtar 4 anëtarët e celulës terroriste që planifikuan sulm...

Shpallen në kërkim ndërkombëtar 4 anëtarët e celulës terroriste që planifikuan sulm në festën e Novruzit

Shpallen në kërkim ndërkombëtar 4 personat e identifikuar si pjesë e celulës terroriste, të cilat kishin planifikuar sulme në Shqipëri.

Të gjitha agjencive ligjzbatuese u janë shpërndarë të dhënat e grumbulluara për: iranianin që njihet me, pseudonimin Payman, kreun e celulës; Abdolkhalegh Malek Zadeh, i datëlindjes 21 Prill 1979, i cili njihet me pseudonimin “Ferhat”;

Erwin Aram, i datëlindjes 13 Korrik 1974, i cili njihet si “Alireza Nagahshzadeh” dhe ka pasaporte austriake.

Në kërkim ndërkombëtar është shpallur dhe Abdulselam Turgut, i datëlindjes 27 Maj 1967. Për të policia ka dosje më të plotë me të dhëna pasi në disa shtete ai ka qenë i arrestuar për trafik lendesh narkotike. Se fundmi ne Turqi dhe Azerbajxhan.

HETIMET
Hetimet për zbulimin e kësaj celule terroriste kane me shume se 2 vite që zhvillohen ne Shqipëri. Kane qenë agjencitë partnere qe kanë informuar Antiterrorin shqiptar për aktivitetin e dyshimte te Erëin Aram, i cili mban edhe emrin Alireza Nagahshzadeh. Ky person i cili ka kombësi iraniane por pasaporte austiake ka hyrë në Shqipëri gjatë 2 viteve të fundit 6 herë me vizita të shkurtra. Gjurmimi i lëvizjeve dhe kontakteve te tij çoi në zbulimin e celulës terroriste.

Burime nga Policia e Shtetit thonë se ne Shqipëri gjate viteve te fundit kanë kryer vizita te shkurta shumë operative te forcave Quds. 2 prej tyre u shoqëruan në 22 mars 2018 ne festen e Sulltan Novruzit. Te njëjtët operative u identifikuan edhe nga forcat e policisë Franceze ku dyshohet se dhe aty po planifikonin një sulm terrorist. Koordinimi i informacioneve mes Antiterrorit shqiptar e atij Francës po ashtu edhe me agjencitë e tjera beri zbulimin e krerëve te celulës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular