BallinaKronikeAksidenti në Durrës/Policia jep detaje: Furgoni tërhoqi disa metra trupin

Aksidenti në Durrës/Policia jep detaje: Furgoni tërhoqi disa metra trupin

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me aksidentin në Durrës ku mbeti viktimë drejtuesi i një motori.

Sipas policisë rreth orës 20:10, në autostradën Tiranë- Durrës,​ ​ në afërsi të një karburanti, në Shkozet, ​shtetasi P.T,​ duke ​ drejtuar ​një mjet autobus tip “Skania” ​ është ​ përplasur​ ​ me​ motorin tip “Dajang”, me drejtues shtetasin R. B, 25 vjeç, banues ne lagjen nr 15 Durres i cili  ka gjetur vdekjen​.

Pas përplasjes 25-vjeçari është spostuar në mes të rrugës ku një furgon e ka përplasur sërish duke e spostuar trupin e viktimës nga vendngjarja disa metra.

Ndërsa motorri është gjetur në vendngjarje poshtë autobusit. Punohet​ për ​ sqarimin e rrethaneve të ngjarjes .

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular