BallinaKryesoreIsh deputetja e PD, Izmira Ulqinaku: Studentët, çdo vit grabiten egërsisht nga...

Ish deputetja e PD, Izmira Ulqinaku: Studentët, çdo vit grabiten egërsisht nga Rilindja!

Studentët grabiten çdo ditë nga Rilindja dhe nga Edi Rama. Kështu shprehet ish deputetja e PD, Izmira Ulqinaku, përmes një reagimi në rrjetet sociale.

Sipas saj, Rama vazhdon të mos mbajë premtimet e dhëna në të ashtuquajturin “Pakt për Universitetin”.

“Ka dy javë që ka nisur viti i ri akademik për studentët dhe ashtu sikur pritej, Edi Rama vazhdon të mos mbajë premtimet. Në Paktin për Universitetin u shfaq si dele e bindur, por sapo zbuti studentët me mashtrimin e radhës, hoqi maskën dhe nxori fytyrën e vertetë të një joarsimdashësi dhe të një hajduti që kërkon të vjedh e të zhvat edhe të ardhmen e vendit, studentët”, shprehet ndër të tjera Ulqinaku.

Postimi i plotë i Izmira Ulqinakut:

Studentët, çdo vit grabiten egërsisht nga Rilindja!

Ka dy javë që ka nisur viti i ri akademik për studentët dhe ashtu sikur pritej, Edi Rama vazhdon të mos mbajë premtimet. Në Paktin për Universitetin u shfaq si dele e bindur, por sapo zbuti studentët me mashtrimin e radhës, hoqi masken dhe nxori fytyrën e vertetë të një joarsimdashësi dhe të një hajduti që kërkon të vjedh e të zhvat edhe të ardhmen e vendit, studentët.

Përveç se nuk ka ulje të tarifave për ciklin e parë e të dytë të studimeve, të rinjtë ndeshen edhe me ndryshimin e ligjit për bursat.

Me një Vendim të Këshillit të Ministrave, studentët me një prind me aftësi të kufizuar, nuk përfitojnë bursë. Sipas Edi Ramës duhet t’i kenë të dy prindërit me aftësi të kufizuar.

Studentët me një prind pensionist nuk përfitojnë bursë, por duhet t’i kenë të dy prindërit pensionistë ose njëri të mos jetojë, kërkon Rama.
Pra, shqiptarët nëse duan të arsimojnë fëmijët duhet të punojnë gjithë jetën, të sakrifikojnë e të kursejnë për të paguar tarifat ekstremisht të larta të Universitetit. Sipas Ramës, nëse je i varfër, nuk shkollohesh dot.

Derivat i kësaj është që të rinjve me të ardhura modeste i mbyllen dyert e arsimit të lartë, vetëm për arsye financiare dhe si zgjidhje Rama i ka caktuar largimin nga vendi.

Prandaj ndodh eksodi ku mijëra shqiptarë 18-35 vjec kanë lëne vendin 6 vitet e fundit.

Prandaj mosha mesatare e popullit sa vjen e rritet që nga 2014.

Të rinjtë janë të pashpresë me Qeverinë e Rilindjes. Mbylli portat e dijes dhe i hapi rrugë kriminelëve e hajdutëve.

Me Edi Ramën, Shqipëria po boshatiset.

Partia demokratike është e vendosur në programin e saj për të mbështetur studentët, e cila bën:
Anullimin e Ligjit antikushtetues të arsimit të lartë;

Dyfishimin e buxhetit për arsimin e lartë, nga 36 milionë euro që është për vitin 2019, në 72 milion euro;

Do të ketë përgjysmim të tarifave për bachelor dhe master;

Të gjithë studentët që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra të përfitojnë subvencionin në masën 100 % të tarifave për bachelor e master;

5 mijë bursa sociale për t’i mundësuar studimin me të gjitha shpenzimet, atyre që janë në gjendje të dobët ekonomike;
Mbeshtetje financiare për ekselentet dhe studentet nga familjet në nevojë.

Në ndryshim nga Rilindja e cila përkrah bandat, Partia Demokratike do të investojë te e ardhmja, te rinia.

Prandaj që nga fëmija e deri te më i moshuari kërkojnë largimin e Edi Ramës.

Me Edi Ramën, Shqipëria po kalon vitet më të zeza!
#ramaik

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular