Dëshpërimi i Edi Ramës pas dështimit të tij personal për hapjen e negociatave lexohet qartë tek mercenarët e tij, të cilët çdo ditë provokojnë me fantazinë e tyre.
Mësohet se lideri i opozitës Lulzim Basha do të jetë së shpejti në SHBA në një axhendë të ngjeshur takimesh në Kongres, Senat dhe me përfaqësues të lartë të Administratës Trump.
Por “Gruaja e Bilalit” mesa duket e ka më jetike se kurrë sot diversionin. Basha është konfirmuar tashmë si një partner i pabesueshëm.
Mjafton të shihen dy qëndrime të njëpasnjëshme nga SHBA për të kuptuar se Lulzim Basha është tashmë partneri i besueshëm i tyre.
Së pari, deklarata e para dy javëve “Ne përshëndesim Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha që thirri një takim të opozitës dje. Përpjekjet e tij demonstrojnë udhëheqësi të vërtetë mbi një çështje thelbësore për forcimin e mëtejshëm të institucioneve demokratike të Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara mbështesin miratimin e reformave të nxitura nga ekspertët zgjedhorë të OSBE/ODIHR në mënyrë që Shqipëria të mund të zhvillojë zgjedhje që janë të lira nga shtrëngimi, trysnia politike, dhe blerja e votes. Populli shqiptar nuk meriton asgjë më pak se sa kjo”.
Por edhe dy ngjarje të tjera që kanë tronditur Ramën dhe mercenarët e tij janë publikimi i personave të shpallur në ‘listën e zezë’ të SHBA pak ditë më parë mes të cilëve dy bashkëpunëtore të ngushtë të Edi Ramës, Vangjush Dako dhe Tom Doshi si dhe vizita e Zv. Ndihmës Sekretarit për Çështje të Narkotikëve dhe Ligjzbatimit Mr. Jorgan Andrews.
Sepse Kthimi i vëmendjes se SHBA në Ballkan po i kushton rëndë Edi Ramës. Kriminalizimi i qeverisjes dhe korrupsioni i përhapur kudo, droga, zvarritja e ngritjes së SPAK dhe BKH kanë tashmë një autor për SHBA.
Ndaj mashtrimet dhe propaganda mjerane vetëm e nxjerr me zbuluar Edi Ramën në ankthin e tij të braktisjes nga të gjithë.