BallinaKryesore“Kemi gati platformën tonë”, Bardhi i përgjigjet PS për Reformën Zgjedhore: Nuk...

“Kemi gati platformën tonë”, Bardhi i përgjigjet PS për Reformën Zgjedhore: Nuk mund të bëhet pa opozitën

spot_img
spot_img

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ftuar në “Kjo Javë” në News 24, foli për Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe për rolin që po luan selia blu në këtë proces.

Sipas Bardhit, shqiptarët duan një reformë të vërtetë zgjedhore, e cila duhet t’u të garantojë paprekshmërinë e votës.

Ai shtoi se, PD është e gatshme të japë kontributin e saj, ndërsa shtoi se ajo ka përfunduar disa prej platformave, që do të jenë në funksion të reformës zgjedhore duke i kujtuar PS-së se ky proces nuk mund të bëhet pa opozitën.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Reforma zgjedhore është  në fokus, çfarë ka prodhuar ky takim?

Bardhi: Takimi ishte në kuadër të PD dhe të gjithë partitive të opozitës për të dhënë një kontribut të sinqertë të reformës zgjedhore. Realizmi i reformës është një nga kushtet e përcaktuara për hapjen negociatave nga Bundestagu gjerman. Ne propozuam një mekanizëm se si palët duhet të bëhen  bashkë për hapjen e negociatave. Kemi gati platformën tonë mbi financimet e partive politike dhe fushatave zgjedhore dhe administrimin zgjedhor, por është përcaktuar edhe kalendari për çështje e tjera. Ne kemi gati dy nga çështjet, por reforma ka më shumë se nga këto dy çështje, Ajo që është e rëndësishëm është që palët duhet bëhen bashkë për ta bërë reformën

Pyetje: Duhet vullnet politik, a ka vullnet PD?

Bardhi: Patjetër dhe ne kemi propozuar se si mund të bëhemi bashkë për hapjen e negociatave. Reforma zgjedhore nuk mund të jëtë i njërës palë, por produkt i të gjitha partive politike. Në këtë këndvështrim ne jemi të gatshëm, dhe ne presim palën tjetër të tregojë vullnet politik. Të dyja palët duhet të gjejnë konsensusin për një produkt të caktuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular