BallinaKryesore“Mini-shengen ballkanik”,Kurti: Jugosllavinë e katërt nuk duhet ta lejojmë

“Mini-shengen ballkanik”,Kurti: Jugosllavinë e katërt nuk duhet ta lejojmë

Serbia ka si qëllim krijimin e një Jugosllavie të katërt e këtë nuk duhet ta lejojmë ka deklaruar kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

I pyetur në lidhje me ‘mini-shengenin ballkanik’, Kurti tha në një intervistë në ABC News se Jugosllavinë e katërt nuk duhet ta lejojmë dhe duhet të jemi të kujdesshëm në bashkëpunimin rajonal.

“Serbia është e angazhuar për të krijuar një platformë të re për Serbinë  madhe. Serbisë i nevojitet një platformë për t’u zgjeruar dhe Jugosllavinë e katërt nuk duhet ta lejojmë, është synimi i Serbisë.

E kanë kuptuar që në procesin e Berlinit nuk e bëjnë dot prandaj ne duhet të jemi të kujdesshëm.  Janë gabim krahasimet që janë bërë Franca me Gjermaninë dhe shqiptarët me serbët se ata i kanë rregulluar kufijtë. Duhet të jemi të kujdesshëm, do ndërtojmë republikën e 3-të të Kosovës. Duhet të pushojnë ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës. Shqipëria me Kosovën le të bëhen si dy gjermanit. Unë jam për bashkëpunim rajonal por të kujdesshëm për të parë kush përfiton çfarë” tha Kurti

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular