BallinaRajoniThaçi nuk është më interesant, mikrofonat janë për Albin Kurtin

Thaçi nuk është më interesant, mikrofonat janë për Albin Kurtin

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili pritet që shumë shpejtë të ulët edhe në karrigen e kryetarit të Qeverisë së Kosovës, ka marrë pjesë sot në Samitin e Paqes së Evropës Juglindore që po mbahet në Tiranë.

Kurti nga atje ka bërë thirrje për paqe në rajon, ndërkohë është vërejtur një interesim jashtëzakonisht i madh i mediave shqiptare për të.

Tashmë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk përbën ndonjë interes për mediat atje, meqenëse ishte ndër të vetmit politikanë që udhëtonte për në Tiranë që të jepte intervista, sidomos kohët e fundit për diskutimet e shumta për korrigjimin e kufijve, ide të cilën Thaçi synonte t’a shtynte përpara.

E me gjithë këtë interesim për Kurtin, duket që Thaçi do të mbetet në hije, dhe e gjithë vëmendja e mediave shqiptare do të koncentrohet tek ai që me shumë gjasë do të jetë kreu i ri i qeverisë së Kosovës./Express/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular