Granit Xhaka është një nga lojtarët më të përfolur orët e fundit, kjo edhe për gjestin që ai bëri gjatë ndeshjes me Kristal Palasin.
Lojtari u zëvendësua nga Unai Emeri në minutën e 61’, dhe pikërisht gjatë këtij zëvendësimi ka ndodhur një episod me protagonist mesfushorin. Gjatë largimit nga fusha në drejtim të Xhakës kishte fishkëllima të shumta nga tifozët.
Për këtë ka folur edhe trajneri Emeri, i cili ka theksuar se veprimi i lojtarit shqiptar ishte gabim: “Ai ishte gabim në atë që bëri, por do të flasim me klubin për këtë situatë. Dua të jem i qetë, po me të vërtetë ai ishte gabim në atë që bëri. Do të flasim nëse ai do të jetë kapiten i ekipit.”, përfundoi tekniku spanjoll.