BallinaKronikeIdentifikohet motoçiklisti që vdiq në mënyrë makabre në Shkozet: E shtypën 2...

Identifikohet motoçiklisti që vdiq në mënyrë makabre në Shkozet: E shtypën 2 makina njera pas tjetrës

spot_img
spot_img

Identifikohet viktima që humbi jetën në mënyrë makabre, mbrëmjen e djeshme, afër një karburanti në Shkozet. Ai është R.B., 25 vjeç, banues në lagjen nr.15 në Durrës.

Ngjarja ndodhi rreth orën 20:10, në autostradën Tiranë- Durrës, në afërsi të një karburanti, në Shkozet. Shoferi i një autobusi “Skania”, me iniciale  P.T, është përplasur me motorin “Dajang” që po e ngiste viktima, R. B, 25 vjeç, që gjeti vdekjen.

Nga kqyrja e kamerave dhe veprimet paraprake rezulton se viktima, si pasojë e përplasjes nga autobusi, është përplasur edhe me një mjet tjetër, i cili e ka spostuar trupin e viktimës nga vendngjarja. Kurse motorri është gjetur në vendin e ngjarjes, poshtë autobusit.

Policia po punon për sqarimin e rrethaneve të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular