BallinaKryesoreKoncensioni i Check-up, do të mbush burgun plot

Koncensioni i Check-up, do të mbush burgun plot

spot_img
spot_img

Nga Skerdjan Dhuli

Sapo erdhi ne pushtet, Edi Rama i etur per te vjedhe dhe me deshiren per te ndihmuar oligarket e tij, se bashku me Ilir Beqjen, krijuan koncensionin e Check-up.
Ky koncension ju dha Vilma Nushit nepermjet krijimit te nje kompanie te re nga ana e saj, kompani ne letra e quajtur 3P Life Logistic.

Ne kontraten koncensionare, Qeveria Shqiptare i garanton koncensionarit pagesen per 475 mije Shqiptar ne vit, pacient keta te moshes nga 40 deri me 65 vjec.
Mirepo cfare ndodhi ?
Shqiptaret gjysma e refuzuan ta benin check-up, pasi vitin e pare e bene vetem 244 420 pacient. Nje pjese prej tyre te detyruar, por do e shpjegojme me poshte menyren sesi.
Por ketu ishte shkelja e pare qe do duhet te kishim mbushur burgun plot.
Qeveria Shqiptare paguan para per nje sherbim qe nuk eshte kryer, pasi gjysma e pacienteve te parashikuar ne kontrate, nuk e kane marre kete sherbim.

Atehere i gjendur ne kete situate, Ilir Beqja, njeriu me i korruptuar i mbi-tokes, ne vitin 2016 rriti fashen e pacienteve, duke e cuar ate nga 35 deri ne 70 vjec me pretendimin se kjo kategori pacientesh ishin me te ekspozuar ndaj problemeve shebdetesore, sidomos ndaj atyre kardiake.

Por serish shqiptaret ne mase te madhe, rreth 50% e kesaj fashe, e refuzuan check-up.
Atehere per ti shpetuar burgut, se nje dite drejtesi ne kete vend do vihet gjithsesi, e hekurat e prangave do perdoren, Ogerta Manastirzeza me nje urdher te saj, detyron FSDKSH te perpiloje kontrata detyruese me mjeket e familjes per ti detyruar keta te fundit qe te plotesonin nje norme te caktuar check-up ne dite. Pra ti detyronin pacientet.

Kjo kontrate, shkon edhe me tej ne perberjen kriminale te saj. Aty thuhet se mospermbushja e planit te percaktuar sipas numrit te pacienteve qe ka persiper secili mjek familje, mjeku do te penalizohet me mase administrative deri ne largim nga vendi i punes.
Thene me troç, mjeku i familjes duhet te deturoje pacientin te beje check up se ndryshe mjeku ndeshkohet.

Ja pra shendetesia e Edi Rames, Ilir Beqjes dhe Ogerta Manastirzezes.
Por mos harroni: Nje dite, e aferte a e larget qofte, ky koncension do te mbush burgun plot.
Ky koncension, do te jete veprimi i pare qe Ministri i Shendetesise i qeverise se PD do duhet urgjentisht te anulohet, sapo ministri te hyje ne zyre.

Shqiptaret duhen shpetuar nga lubia Rama-Beqja-Vilma etj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular