BallinaRajoni“Kujdes me Mini-Shengenin Ballkanik”, Stevo Pendarovski ngre disa pikëpyetje: Jam kundër kësaj...

“Kujdes me Mini-Shengenin Ballkanik”, Stevo Pendarovski ngre disa pikëpyetje: Jam kundër kësaj ideje

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka shprehur rezerva sa i përket idesë së Mini-Shengenit Ballkanik. Kreu i shtetit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski tha në emisionin “Përballë” në RTSH se një alternativë mund të jetë rigjallërimi i marrëveshjes CEFTA mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Nëse Shengeni apo Mini-Shengeni, sido që ta quajmë, do të na ofrohet nga Brukseli si një lloj kompensimi në këmbim të anëtarësisë së plotë në BE, do të isha kundër kësaj ideje. Sepse e kam dëgjuar diçka të tillë nga disa cepa të shoqërisë europiane se EEA (zona europiane ekonomike) plus mini-shengeni mund të jenë një zëvendësues për anëtarësimin në BE. Duke patur parasysh këtë kontekst nga vendimi I fundit I Këshillit Europian-së do të isha shumë I kujdesshëm për këtë çështje”, – u shpreh Pendarovski në RTSH.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular