BallinaBotaVIDEO/Britania e Madhe, zgjedhje të parakohshme në 12 dhjetor

VIDEO/Britania e Madhe, zgjedhje të parakohshme në 12 dhjetor

Deputetët e Dhomës së Komuneve kanë mbështetur kryeministrin britanik, Boris Johnson për të zhvilluar zgjedhje të parakohshme në 12 dhjetor. Pas debatit të sotëm, në fund deputetët kanë vendosur që vendi të shkojë në zgjedhje.

Gjithçka ka të bëjë me debatin për Brexit.

BBC me një diferencë prej 438 votash Dhoma e Komuneve miratoi kërkesën duke i hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme të 12 dhjetorit, të parat që prej vitit 1923.

Projektligji duhet të miratohet nga Dhoma e Lordëve, por mund të kthehet në ligj deri në fund të javës.

Nëse kjo gjë ndodh, atëherë do të ketë një fushatë 5 javore deri në ditën e votimit.

Kryeministri Johnson ka thënë se qytetarëve i duhet dhënë ‘një zgjedhje’ mbi të ardhmen e Brexit dhe vendit.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular