BallinaAktualitetPritet të jetë ambasadore në Shqipëri, Yuri Kim sot përballë Senatit Amerikan

Pritet të jetë ambasadore në Shqipëri, Yuri Kim sot përballë Senatit Amerikan

Senati amerikan do të vendosë sot nëse Yuri Kim do të jetë ambasadorja e re e SHBA në Tiranë. Lajmi për zhvillimin e seancës dëgjimore me Yuri Kim që do të  jetë në 14:30 me orën tonë është publikuar në faqen zyrtare të Senatit.

Që prej majit të 2018-ës, Ambasada e SHBA në Tiranë nuk ka një drejtues, pas largimit të ambasadorit Donald Lu, ndërkohë që aktualisht Ambasada Amerikane në Shqipëri drejtohet nga zv/ ambasadorja, e ngarkura me punë  Leyla Moses Ones.

Zonja Kim është anëtare në stafin e lartë të Shërbimit të Huaj dhe ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore. Më herët, ajo ka qenë drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake.

Zonja Kim ka shërbyer si Këshilltare Politike në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Bagdad dhe Ankara. Ajo mban gradën B.A. nga Universiteti i Pensilvanisë dhe Master of Philosophy nga Universiteti i Kembrixhit. Ajo flet gjuhët koreane, kineze, japoneze dhe turke. Për të ardhur përfundimisht si ambasadore në Shqipëri, ajo duhet të konfirmohet nga senati.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular