BallinaAktualitetZëri i Amerikës: Sekuestrohen në Shkodër pasuritë e grupit kriminal të arrestuar...

Zëri i Amerikës: Sekuestrohen në Shkodër pasuritë e grupit kriminal të arrestuar në Danimarkë

Policia njoftoi të martën sekuestrimin e pasurive me vlerë prej 3 milion eurove të një grupi kriminal me origjinë nga Shqipëria, të arrestuar në Danimarkë në muajin qershor gjatë një operacioni të përbashkët të shtrirë në Danimarkë, Gjermani, Belgjikë, Hollandë, Suedi, Slloveni dhe Shqipëri. Pasuritë e sekuestruara gjenden në Shkodër dhe përfshijnë një kompani private pularie me vlerë investimi mbi 1,5 milionë euro, 10 apartamente banimi në plazhin e Velipojës, 1 apartament banimi në Shkodër si dhe 14 automjete të markave të ndryshme, prodhime të viteve të fundit.

Sipas policisë, këto pasuri dyshohet se kanë rrjedhur nga aktiviteti kriminal i shtetasve Jetmir Kastrati, Eri Pelinku, Dëfrim Eçi dhe Armando Duçaj, të arrestuar në Danimarkë për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal”, “Trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.

Operacioni policor i së martës, i koduar me emrin “GOLDFINGER”, është vazhdim i operacionit të datës 26 qershor të këtij viti, kur, pas arrestimit në Danimarkë të 4 anëtarëve të grupit, u sekustruan 200 mijë euro, 10 milionë lekë, 7 automjete, 7 banesa dhe 1 biznes,

Pronat e sekuestruara, sipas policisë, janë rregjistruar në emër të familjarëve të anëtarëve të këtij grupi kriminal duke synuar fshehjen e gjurmëve të pastrimit të parave të drogës.

Pas sekuestrimit, pronat kanë kaluar në adminsitrimin e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Financave.

Ndërkohë, ka dyshime se anëtarët e këtij grupi kriminal kanë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular