BallinaKronikeDy të shoqëruar për atentatin ndaj prokurorit Ndoj, FNSH e Tiranës drejt...

Dy të shoqëruar për atentatin ndaj prokurorit Ndoj, FNSH e Tiranës drejt Durrësit

Policia ka shoqëruar dy persona lidhur me atentatin me armë zjarri ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj pasditen e sotme te mbikalimi i Shkozetit.

Persona janë marrë në cilësinë e personave që kanë dijeni mbi ngjarjen, nuk janë arrestuar.

Forcat e  Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës mësohet se janë nisur drejt Durrësit, ndërsa janë marrë masa të larta sigurie në qytet pas atentatit.

Ndërkohë kërkimet e policisë për autorët e atentatit që plagosën me armë automatike prokurorin Ndoj, shoferin Andi Maloku dhe Aleksandër Lahon vijojnë.

Makina, e cila dyshohet se u përdor prej tyre në atentat, u gjet në fshatin Shkafonë afër Gjirit të Lalzit.

Në brendësi të mjetit tip ‘Benz’ 2800 janë gjetur 2 armë automatike të cilat dyshohet se janë përdorur për atentatin. Prokurorët Martini dhe Hadarmataj kanë shkuar në vendin ku u gjet automjeti për të marrë provat.

Policia ngriti postblloqe dhe ushtroi kontrolle në të gjitha akset rrugore në hyrje dhe dalje të qytetit bregdetar.

Pistat ku është fokusuar grupi hetimor janë për shkak të detyrës dhe të konflikteve personale për pronat.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular