BallinaAktualitetNegociatat/ Kreu i ri i PE inkurajon Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut:...

Negociatat/ Kreu i ri i PE inkurajon Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut: Nuk do të heqim dorë

Bllokada e bisedimeve të pranimit për Shkupin dhe Tiranën është një pengesë e vogël dhe do të tejkalohet në muajt e ardhshëm.

Kështu është shprehur kryetari i ri i Parlamentit Evropian David Sassoli përpara një vizite në Maqedoninë Veriore.

“Vendosa të vizitoj së pari Maqedoninë Veriore, e cila është jashtë BE-së, dhe më pas do të shkoj në Shqipëri. Kjo sepse besoj se këto dy vende kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për t’u bërë anëtare të BE-së dhe mendoj se duhet ta pranojmë dhe t’i ndihmojmë ata në rrugën e suksesit. Ne nuk do të heqim dorë”, deklaroi kreu i PE për agjencinë e lajmeve MIA.

Sipas Sassolit, duhet të vlerësohet që Maqedonia Veriore dhe njerëzit e saj filluan reforma të rëndësishme, të bindur se kjo do t’i hapë rrugën e pranimit në BE.

Sasoli ka thënë se gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë shumë të rëndësishëm, ashtu si edhe samiti i BE në Kroaci, i cili merr përsipër presidencën e Unionit.

“Mendoj se duhet të arrijmë në një konsensus nga pala evropiane deri atëherë. Procedimet e Komisionit të ri do të jenë gjithashtu thelbësore. Ne besojmë se Komisioni i ri do të ndjekë rrugën e Juncker. Një numër i kërkesave janë dërguar në Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë dhe tani duhet të sinjalizohen se ato janë në rrugën e duhur “, u shpreh ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular