BallinaAktualitetShiu krijon probleme në të gjithë vendin, uji vërshon nëpër rrugë duke...

Shiu krijon probleme në të gjithë vendin, uji vërshon nëpër rrugë duke shkaktuar përmbytje

Dita e sotme ka nisur me stuhi reshjesh në të gjithë vendin duke përmbytur biznese e rrugë. Raportohen përmbytje në qytetin e Gjirokastrës.

Përroi i Ficos, i cili përshkon lagjet e sipërme të qytetit, ka dalë nga shtrati duke bërë që rrugët të pushtohen nga balta por nuk ka vënë në rrezik ndërtesat.

Ndërsa po mbahet në monitorim përroi i Cullos pasi gjatë natës është përmbytur një banesë.

Ndëkrohë që Meteoalb njofton se sot (4 nëntor) priten reshje shumë intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, reshje intensive në qarqet e Lezhës dhe Beratit, ndërsa mesatare në të gjitha qarqet e tjera.

Intensiteti i reshjeve do të vijë duke u rritur gjate pjesës së parë të ditës së nesërme dhe do zvogëlohet gradualisht gjatë pjesës së dytë të saj.

Gjithashtu reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjitha qarqet.

Ndërkohë parashikohen përmbytje për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve në gjithë territorin.

Probleme mund të paraqiten në zonat rurale. Më të rrezikuara nga vërshimet e shpejta janë qarqet e Shkodrës, Kukësit, Lezhës, Vlorës dhe Gjirokastrës.

Përmbytet nënkalimi në Fushë Mamurras

Reshjet e mëngjesit të sotëm kanë krijuar probleme pranë nënkalimit të autostradës në Fushë-Mamurras. Një rast i përsëritur pikërisht të ky nënkalim.

Disa nga mjetet kanë ndryshuar drejtim, ndërsa një pjesë tjetër kanë kaluar me veshtirësi.Reshjet në Kurbin kanë sjellë shpesh përmbytje, ndaj një rrezik shfaqet dhe sot nësë vijojnë me intesitet më të lartë.

Shiu përmbyt Sarandën, shpërthejnë pusetat

Kanë mjaftuar vetëm 20 minuta reshje shiu dhe disa rrugë të qytetit të Sarandës janë përmbytur.

Për shkak të reshjeve, pusetat nëpër rrugët e qytetit kanë shpërthyer dhe uji është shpërndarë në rrugë duke vështirësuar kështu lëvizjen e qytetarëve.

Raportohet gjithstu se uji që ka dalë nga pusetat nuk ka shkaktuar probleme në banesa.

Reshjet e shiut kanë sjellë problematike në shumë zona të vendit.

Izolohen banorët në Delvinë

Njëra këmbë e urës së Vanës në lumin e Kalasë në Delvinë është shembur, duke izoluar banorët.

Banorët prej kohësh kishin shprehur shqetësimin për urën, por pavarësisht kërkesave asnjë institucion nuk kishte reaguar.

Durrësi si “Venecia”, përmbytet qyteti

Me nisjen e reshjeve intensive në të gjithë vendin kanë nisur dhe problemet e para në shumë qytete.

Më herët raportuam për përmbytje në qytetin e Gjirokastrës, por duket se gjendja në qytetin bregdetar të Durrësit është më keq.

Anullohet lundrimi i tragetit Brindisi-Vlorë

Për shkak të dallgëve dhe erërave të forta është anulluar lundrimi i tragetit Brindisi-Vlorë, raporton Neësbomb.al.

Raportohet se trageti do të niset nga Bridisi në darkë dhe do të mbërrijë në qytetin tonë bregdetar në mëngjes rreth orës 7:30.

Reshjet e shiut që kanë mbërthyer të gjithë Shqipërinë, po ashtu qytetet bregdetare kanë bërë të pamundur lundrimin e mjeteve. Si pasojë trageti i linjës Brindisi-Vlorë ka shtyrë lundrimet prej dy ditësh.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular