BallinaAktualitetGrabitja e kasafortës në Krujë, flet drejtori i Postës: Përgjegjësia është e...

Grabitja e kasafortës në Krujë, flet drejtori i Postës: Përgjegjësia është e kompanisë së sigurisë

Drejtori i Postës Shqiptare, Laert Duraj thotë se përgjegjës për grabitjen e filialit në Krujë është kompania e sigurisë.  Sipas tij, zyra postare e Krujës ka qenë brenda standardeve të kërkuara, ndërsa tha se çdo dëm do të paguhet.

Laert Duraj: Zyra postare dhe ambientet e saj kanë qenë brenda të gjithë standardeve, sinjalet kanë shkuar në kohë reale. Nga ana jonë është ngritur menjëherë një grup përkatës për verifikimin e të dhënave në terren, për nxjerrjen e përgjegjësive si dhe për të bashkëpunuar me organet e rendit për të ndihmuar në gjetjen e keqbërësve.

Çdo shumë, çdo dëm i shkaktuar nga kjo grabitje do të paguhet deri në qindarkën e fundit. Siguroj që dëmi është zero ndaj kompanisë tonë.

Kjo ngjarje do të shërbejë për të nxjerrë një sërë masash për të rritur nivelin e lartë të sigurisë.

Kompania që neglizhon të penalizohet deri në qindarkën e fundit, por ndoshta mund të gjenden forma të tjera më penalizuese për neglizhentët apo ndryshimet kontraktuale që do të bëjnë më të përgjegjshëm kedo që do marrë përsipër të ruajë ambientet tona.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular