BallinaAktualitetKejvina Kthella merret në pyetje për atentatin ndaj prokurorit. Ja sa ora...

Kejvina Kthella merret në pyetje për atentatin ndaj prokurorit. Ja sa ora u mbajt në polici…

Detaje interesante zbulohen nga hetimet për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, mikut të tij Aleksandër Laho dhe shoferit Andi Maloku që fatkeqësisht ndërroi jetë pasditen e së enjtes. Raportohet se është marrë në pyetje nga prokurorët edhe një nga personazhet e njohur të showbizzit shqiptar, modelja Kejvina Kthella.

Shkak janë bërë komunikimet e saj me të arrestuarin Redjan Rraja. Sipas hetimeve modelja e njohur kishte miqësi me Rrajën. Ajo është thirrur dhe pyetur për lëvizjet e fundit të Rrajës sidomos ditën e atentatit. Për Rrajën gjykata vendosi masën e sigurisë arrest me burg.

Po ashtu detaje gazetari ka dhënë edhe për vajzën e Show Bizz-it që është marrë në pyetje për atentatin.

Ndërkohë një lidhje direkte në emisionin Opinion, gazetari Spartak Koka  tha se “Vajza e Show Bizz-it është shoqëruar mbrëmjen e së martës dhe është mbajtur për 10 orë në policinë e Tiranës. Është marrë në pyetje për lëvizjen dhe aktivitetin e shtetasit redjan Raja”, tha gazetari.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular