Një çift të rinjsh që ishin bërë prindër tre vite më parë, po përballen me dhimbjen e madhe pasi humbën djalin e tyre pikërisht në ditën që ai mbushte 3 vjeç.
Vogëlushi humbi jetën dy orë pasi u dërgua në spital pasi ra nga kati i katërt i pallatit ku banonte.
Tragjedia i ndodhi familjes pikërisht në një ditë që po përgatiteshin të festonin ditëlindjen e tretë të djalit Edward Popadiuc.
Babai i tij i shkatërruar, Alexandru, kishte postuar një foto në Facebook vetëm pak orë para ngjarjes së rëndë ku shkruante “Gëzuar ditëlindjen, dashuria e babit.”
Mediat shkruajnë se babai i djalit, ndodhet në gjendje të rëndë dhe nuk ka pushuar së qari që nga momenti që mori vesh se e humbi të birin.
Incidenti ndodhi një ditë pasi një djalë 18 muajsh vdiq pasi ra nga dritarja e shtëpisë në katin e nëntë në Tottenham në veri të Londrës.