BallinaKryesore“Heroi i bulevardit” Memo Meto Aliaj, u vra për hasmëri

“Heroi i bulevardit” Memo Meto Aliaj, u vra për hasmëri

Nga Kastriot Dervishi

Fotografia e parë që hap ekspozitën bulevardeske në bulevardin pa dëshmorë të kombit, është ajo e Memo Metos, mbiemri i vërtetë i të cilit është Aliaj. Që të meritosh një nderim të tillë, domosdo duhet të kesh merita. Po cilat janë ato të Memo Meto Aliajt, një ish ushtaraku nga viti 1928, i cili hyri në shërbim civil në vitin 1938.

Si në botimin “Heronj të luftës antifashiste nacionalçlirimtare”, Tiranë 1986, botim i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shtetit dhe në librin e brendshëm me dokumente që ka përgatitur kjo drejtori, nuk ka asgjë rreth fundit të jetës së Memo Metos. Rreth tij ka disa dokumenteve të viteve 1937-1942, por asgjë se si u vra. Jo pa arsye. Dihej se Memo Meto u vra në 2 prill 1944 nga Arap Lilo, çështje hasmërie. Madje kjo vrasje u njoftua edhe në shtypin e kohës sepse pas saj, komunistët vranë për hakmarrje 15 burra në varrin e Memo Metos.

Përveç këtij fakti, Memo Meto rezulton edhe bashkëpunëtor i pushtuesit. Siç edhe shihet nga libreza e tij e punës, është emëruar me ngritje nga pushtuesi si sekretar i Komunës që Qendrës në Gusmar në korrik 1939. Më parë gjatë regjimit të Mbretit Zog ishte emëruar zëvendësisht sekretar komune. Për çfarë merite duhej të respektohet Memo Memo pra si hero? Për ata 15 burra të vrarë për emrin e tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular