BallinaAktualitet“Gjithçka u bë për viktima”, pasi u shembën banesat, banorët e Astirit...

“Gjithçka u bë për viktima”, pasi u shembën banesat, banorët e Astirit tregojnë ku do e kalojnë natën

Vetëm pak momente më parë, mjetet e IKMT kanë prishur edhe objektin e 33 në zonën e “Astirit”. Nga operacioni që filloi mëngjesin e sotëm, u prishen 15 objekte një katëshe, 11 objekte 2 katëshe, 6 objekte 3 katëshe dhe 1 objekt katër katësh.

Një nga banoret ka folur për gazetaren e FaxNews, Mirilda Tili e cila shprehet se në orën 05:30 u mbush vendi me polici.

Banorja thotë se janë hedhur 4 gaz lotësjellës dhe dy molotov dhe se gjithçka u bë për të patur viktima dhe jo për të trembur banorët.

“U hodh gaz lotësjellës nga policia. Ne ishim të rrethuar nga të katërta anët me polic dhe hodhën edhe molotov.

Natën do e kalojmë jashtë. Na thanë që do prisheshin vetëm 8 banesa të cilat thuhet se kanë marrë dëmshpërblim. Të gjitha banesat dhe bizneset janë prishur me gjithçka ka patur brenda.

Të hidhen 4 gaz lotësjellës dhe 2 molotov, nuk ishin për të trembur por të patur viktima këtu në Astir.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular