BallinaKronikeHelmoi vjehrrën me fostoksinë dhe u rrëfye tek hoxha, jepet dënimi për...

Helmoi vjehrrën me fostoksinë dhe u rrëfye tek hoxha, jepet dënimi për Marjana Cmetën

Dy vjet pas ngjarjes, jepet dënimi për nusen që helmoi vjehrrën me fostoksinë dhe më pas e rrëfeu krimin tek hoxha.

Gjykata për Krime të Rënda ka dhënë sot vendimin duke dënuar me 32 vite burg Marjana Cmetën për vrasjen e vjehrrës së saj Lirije Lami. Edhe gjatë seancës së sotme, Marjana Cmeta mohoi akuzën duke deklaruar se është e pafajshme përballë vetes dhe Zotit.

Ngjarja

Vrasja ka ndodhur në datën 30 prill të 2017-ës. Në atë kohë, Çmeta ishte tetë muajshe shtatzënë dhe mendonte si ta mbyste vjehrrën. Marrëdhënie jo e mirë që kishte me Lirien aso kohe 47-vjeçe që mendonte se ishte pikërisht ajo shkaktarja që martesa e saj nuk po shkonte mirë.

Pas vrasjes ajo është rrëfyer te hoxha, ku ka zbuluar se çfarë ndodhi atë ditë, ndërsa lutej që ajo të vdiste dhe të mos merrej vesh e vërteta. Gjithashtu, në këto biseda, e reja ka treguar se si e joshi vjehrrën ta pinte lëngun me fostoksinë.

Krimi i kryer nga Marjana, u zbulua falë këmbënguljes së Oltit, ish-bashkëshortit të saj, i cili zbuloi videon që kishte regjistruar hoxha, tek i cili nusja shtatzënë rrëfeu me detaje se si e vrau nënën e tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular