BallinaAktualitetIsh-deputetit Balliu: Në banesa është hedhur gaz lotsjellës. Rama ka zgjedhur dhunën...

Ish-deputetit Balliu: Në banesa është hedhur gaz lotsjellës. Rama ka zgjedhur dhunën dhe jo dialogun me banorët

Ish-deputeti, Klevis Balliu thotë për Ora News se policia ka hedhur gaz lotsjellës në banesat e banorëve. Sipas Balliut Rama ka zgjedhur dhunën dhe jo dialogun me banorët. “Është një akt çnjerëzor”, u shpreh ish-deputeti i PD.

Klevis Balliu: Policia ka ndërhyrë në një mënyrë makabre, ka hedhur gaz lotsjellës në banesa. Ka pasur fëmijë dhe gra që janë dhunuar në mënyrën me çnjerëzore. Një sakrificë e këtyre banorëve, jo vetëm për banesat, por edhe për drejtësinë, pasi këtu kemi të bëjmë me një aferë korruptive.

Edi Rama zgjidhu dhunën. Dhjetë banorë janë në spital. Kanë brinjë të thyer dhe i kanë mushkëritë të mbushur me gaz.

Është një nga aktet me çnjerëzore

Fakti është ky: Këta qytetarë kanë bërë një rezistencë, një sakrificë të jashtëzakonshme. Çështja është nuk është çfarë do bëjnë këta qytetarë, por çfarë do bëjmë ne të gjithë.

Klevis Balliu tha se kur opozita të vijë në pushtet të gjithë që kanë shkelur ligjin do të vihen para përgjegjësisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular