BallinaKryesore1969/Si u propozuan heronjtë e ardhshëm të bulevardit nga Byroja Politike

1969/Si u propozuan heronjtë e ardhshëm të bulevardit nga Byroja Politike

Nga Kastriot Dervishi

Fotografitë në bulevard kanë përçuar si duhet vullnetin e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë së Punës. Ju njoh me praktikën dokumentare të këtij rasti. Me rastin e 25 vjetorit të ardhjes së pushtet të komunistëve, Byroja Politike u mblodh për të diskutuar propozimet për dhënie titulli “Hero i Popullit” që ishte dekorata më e lartë në Shqipëri. Në fillim u dorëzuan disa propozime. Kriteri i vetëm ishte aspekti revolucionar dhe ai komunist. Udhëheqja e lartë ka vënë shenjat e pikëpyetjeve, “jo”-së, apo fjalën “mundet”. Lista e emrave para se të dilte vendimi përzgjedhës, ishte si më poshtë:

-Dëshmorë deri në 7 prill 1939

Avni Rustemi

Ali Kelmendi

Mujo Ulqinaku

-Dëshmorë të luftës nacionalçlirimtare

Mihal Duri

Vasil Laçi

Xhoxhi Martini

Sadik Stavaleci

Myzafer Asqeriu

Themo Vasi

Çelo Sinani (mundet)

Theodhori Mastora (mundet)

Ajet Xhindole (mundet)

Skënder Çaçi (mundet)

Xheladin Beqiraj (Karadaku)

Lefter Talo

Mitro Xhani

Ramiz Aranitasi

Hysen Çino

Zaho Koka

Llambro Andoni

Mimin Selami

Bajram Tusha

Hajredin Bylyshi

Hiqmet Buzi

Fejzi Hyseni

Meleq Jakupi (Gostivishti)

Kozma Nushi

Maliq Muço (mundet)

Hajdar Dushi (mundet se është nga Kosova)

Mustafa Kaçaçi (jo)

Manush Alimani

Tomi Kola (?)

Branko Kadia (?)

Jordan Misja (?jo)

Tecilio Kardinali (jo)

-Kuadro parti pas çlirimit:

Bardhok Biba (?)

Rexhë Deliu (Babë Rexha) (?)

Memo Nexhipi (mundet)

Hekuran Zenuni (mundet)

-Ushtarakë të ushtrisë popullore që jetojnë:

Hito Çako (më vonë)

Hasan Çeta (mundet)

Muhamet Prodani (?)

Rahman Parllaku (?)

Sadik Bekteshi (?)

Avdul Hakiu

-Ushtarakë të MPB-së, vrarë pas vitit 1944

Ramë Metalia

Hasan Myftar Kërxhalliu

Nuri Luçi

Nik Pjetër Ndreka

Llazi Palluqi

Skënder Kosova

-Ushtarakë të MPB-së, të vdekur:

Hilmi Seiti (jo)

Ramë Rustem Celia

-Ushtarakë të MPB-së, efektivë ose në pension

Rexhep Kolli (?)

Hekuran Pobrati (?)

Jorgo Sulioti

Gjeli Argjir Kristo (Përmeti) (mundet)

Banush Goxhaj (?)

Idriz Seit Sadikaj (?)

Petro Bico (Opari)

-Ushtarakë të MPB-së, rezervë për dekorim

Ndreko Rino

Zija Kambo

Haxhi Shurdhi

Mark Dodani

Medin Bilbil Hoxha

Gjolek Ali Kokona

Gani Vajza

Çobo Shakaj

Halil Zenel Dekaj

-Gra e vajza dëshmore të luftës

Mine Peza (?)

Ylbere Bylykbashi (mundet)

Qibra Sokoli (mundet)

Fato Berberi

Inajete Dume (rezervë)

Liri Gero

Qeriba Derri

Taze Çelo (rezervë)

Shejnaze Juka

Hibe Palikuqi

Dila Pjetër Marku (vrarë në vitin 1950 nga vjehrri)

Gra partizane që jetojnë:

Mehije Elezi

Emine Demir Meto (Bahja)

(vijon nesër praktika)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular