Jo vetëm në Itali, Greqi, Holandë apo Britani e Madhe. Rastet e shqiptarëve të arrestuar si pasojë e përfshirjes në aktivitetin kriminal të trafikut të drogës prekun e dhe Spanjën.
Gjashtë shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë spanjolle gjatë një operacioni të organizuar mëngjesin e kësaj të shtune.
Aksioni i realizuar në qytetin e Murillo de Gállego Y Agüero, çoi në sekuestrimin e rreth 16 mijë bimëve narkotike marijuanë e ndarë në dy plantacione të ndryshme. Droga është e barasvlershme me rreth 3.500 kilogramë, shkruan portali spanjoll “El Periodico de Aragon”..
Hetimi u drejtua nga Njësia e Drogës dhe Krimit të Organizuar e Madridit, ndërsa në aksion morën pjesë edhe agjentë nga Stacioni Policor i Huescas.
Ndërkohë, emrat e 6 shqiptarëve të prangosur nuk janë bërë ende publikë.