BallinaAktualitet“Çfarë thuhet në letër dhe çfarë ndodh realisht…”, zyrtarja e SHBA thirrje...

“Çfarë thuhet në letër dhe çfarë ndodh realisht…”, zyrtarja e SHBA thirrje qeverisë shqiptare: Sigurohuni që ligjet që shkruani të zbatohen

E ngarkuara me punë e SHBA-ve në Shqipëri, Leyla Moses-Ones ka dhene disa mesazhe me rendesi kur e vuri theksin tek ligji, duke thënë se duhet të kapërcehet hendeku midis asaj që shkruhet në letër dhe çfarë ekziston në të vërtetë, kur vjen fjala tek personat me aftësi të kufizuara.

“Dhe ndërsa është arritur shumë, mbetet ende shumë hapësirë për përmirësim. Ligji duhet të kapërcejë hendekun midis asaj që ekziston në letër dhe çfarë ekziston në të vërtetë dhe që ndikon jetët e njerëzve. Thënë troç: asnjë nga këto nuk ka rëndësi përveç nëse praktika përputhet me politikat në mënyrë që realiteti i përditshëm i personave me aftësi të kufizuara të ndryshohet përgjithmonë”, tha Ones.

Më tej e ngarkuara me punë e SHBA-ve i bëri thirrje qeverisë që të mbrojë të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, duke tejkaluar linjat partiake, si dhe t’u sigurohen mundësi punësimi.

“Së pari, i bëj thirrje Qeverisë së Shqipërisë të sigurohet që legjislacioni i duhur të jetë i shkruar dhe i zbatueshëm. Mbrojtja e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara është një përpjekje që duhet të tejkalojë linjat partiake dhe të bashkojë zyrtarët në një kauzë të përbashkët. Aftësia e kufizuar nuk diskriminon në bazë të përkatësisë politike dhe këtë nuk duhet ta bëjnë as ligjbërësit apo ligj zbatuesit: kjo është një çështje që i prek të gjithë.

Së dyti, ju bëj thirrje si individë të siguroheni që personave me aftësi të kufizuar t’iu jepen të njëjtat mundësi – në punë ose në kohën e lirë – si pjesa tjetër e shoqërisë. Jini proaktivë – shqyrtoni si mund t’i bëni bizneset dhe vendet tuaja të punës më të aksesueshme për njerëzit me aftësi të kufizuara. Mendoni se si praktikat tuaja të punësimit mund të përshtaten për t’iu dhënë personave me aftësi të kufizuara mundësi të barabarta për punësim dhe mundësi të barabarta për t’u trajnuar, për të mësuar dhe për të kontribuar në përparimin e Shqipërisë”, përfundoi Leyla Moses-Ones.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular