Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar kryetarin e Bashkisë së Maliqit, sipas të cilit ka paguar 10 milion lekë të vjetra për të blerë një pemë për festat e fundvitit.
Sipas denoncimit ku paraqiten edhe dy dokumente, fillimisht tenderi ishte për 15 mln lekë.
Reagimi i plotë:
Narkozyrtaret festojne vitin e ri me parate qe ju vjedhin qytetareve te varfer!
10 milione lek vjel, blen bredhin e vitit te Ri narkokryetari monist i Maliqit!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital dhe shikoni fotot e tij. sb
Pas një shkrese të ardhur në inbox e faqes, ku Kryetari i Bashkis Maliq, “topja” Gëzim Topçiu, shpenzonte 15 milion lek për një bredh dekorativ për festat e fundvitit, vjen shkresa e dytë. Në këtë shkresë të dytë, “topja i bashkisë” është treguar zemërgjerë dhe dorështrënguar me taksat e qytetarëve të Maliqit. Nga 15 milion, e ka çuar në 10 milion lek blerjen e kësaj peme. Nuk e di çfarë ka të pazakontë kjo pemë që taksapaguesit e Maliqit të paguajn këtë luks kaq të madhë kur kanë gjëra më të rëndësishme si shkollat, infrastruktura, subvencionet e fermerve të zonës që çdo vit shohim se e hedhin mundin dhe djersën e tyre, e shumë gjëra më jetike, por edhe sikur dora vetë Tarzani të kishte qëndruar majë kësaj peme dhe të merrej si vlerë historike nuk do kishte këtë kosto nga buxheti i bashkisë.
Edi Rama Prokuroria e Përgjithshme Kontrolli i Larte i Shtetit shikoni gjë nga sytë ju?