BallinaBotaShtëpia ku lindi Hitleri do të shndërrohet në stacion policie

Shtëpia ku lindi Hitleri do të shndërrohet në stacion policie

Shtëpia ku ishte lindur Adolf Hitleri do të shndërrohet në një stacion policor, ka bërë të ditur të martën ministri i Brendshëm austriak, pas debateve disa vjeçare rreth asaj se si të parandalohet që të mos shndërrohet në një vend pelegrinazhi për neo-nazistët.Pasi ka blerë kohë më parë shtëpinë në Braunau am Inn, një qytet ky në kufi me Gjermaninë, Austria do të ftojë arkitektët që të paraqesin planet për një ridizajnim të ndërtesës. Aty do të vendosen zyrat e forcës policore lokale, ka thënë Ministria në një deklaratë, raporton Reuters.“Përdorimi i ardhshëm i shtëpisë nga policia duhet të dërgojë një sinjal të pagabueshëm se kjo ndërtesë kurrë nuk do të ngjallë kujtime të Socializmit Nacionalist”, ka thënë ministri i Brendshëm, Wolfgang Peschorn, i cili shërben në një qeveri të përkohshme të shërbyesve civilë, transmeton Koha.net.Arkitektë nga mbarë Bashkimi Evropian do të ftohen që të paraqesin planet e tyre për ridizajnimin e ndërtesës këtë muaj dhe një juri ekspertësh dhe zyrtarëve publikë do të përzgjedhin dizajnin fitues në pjesën e parë të vitit të ardhshëm, ka thënë kjo ministri.Ndonëse Hitleri ishte lindur në Braunau më 1889, Austria thotë për dekada të tëra se ka qenë viktima e parë e Socializmit Nacionalist, pasi ishte aneksuar nga Gjermania e Hitlerit më 1938.Qeveritë e fundit, megjithatë, kanë pranuar se edhe austriakët ishin kryerës të krimeve naziste dhe se ka pasur pak rezistencë ndaj sundimit të Hitlerit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular