Pak ditë më parë një hartë e Ballkanit e publikuar nga kryeministri Edi Rama shkaktoi reagime të shumta në Shqipëri dhe në Kosovë.
Gabimi u rregullua shpejt në videon e publikuar, por një tjetër gabim edhe më i rëndë është ajo e një harte në librat shkollor, ku Kosova nuk ekziston si shtet i pavarur, por pjesë e Serbisë.
Një nxënëse i ka dërguar ish-kryeministrit Sali Berisha hartën nga libri i saj “Qytetaria 8”.